EMRI/ Thikë të riut në Vaun e Dejës, kapen autorët, dy vëllezër. Detajet

Feb 13, 2018 | 13:34
SHPËRNDAJE

Nje plagosje ka ndodhur sot ne Vaun e Dejes. I lemduar ka mbetur shtetasi Xhulio Rodestani.

largea_ambulance-ngjarje1435656270

I riu eshte plagosur me thike nga nje bashkemoshatar i tij ne Vaun e Dejes pas nje sherri te momentit.

Xhulio Rodestani eshte derguar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

Informacion Paraprak

Më datë 13.02.2018 rreth orës 12:35 ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) shtetasi Xh. R. 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, shtetasit A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç (vëllezër).

Shtetasi Xh. R. është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura