Plagosje me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Nga sherri në lokal te…Policia jep detaje për ngjarjen

Jan 11, 2021 | 23:16
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

policia naten

Shtetasi Eduard Lekndreaj është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Mark Lula” në periferi të qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar autorët.

Palët janë konfliktuar në një lokal ne orën 20:00 të kësaj mbrëmje ndërsa me pas ka përfunduar me plagosjen pak minuta më parë.

Njoftimi: 

Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura