Emrat/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detaje! Ja gjendja shëndetësore e të rinjve

Oct 13, 2021 | 17:41
SHPËRNDAJE

policiaeshtetit

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosjen e dyfishtë të shënuar pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në kryqësimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur 27-vjeçari Aleksandër Nikolli dhe 25-vjeçari Xhulio Vela.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e plagosjes teksa policia ka ngritur pika kontrolli në kryeqytet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura