Plagosja me armë zjarri pas mesnate, policia identifikon autorin. Arreston të lënduarin sepse…

Aug 29, 2018 | 10:39
SHPËRNDAJE

Zbardhjet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë gjatë orëve të mëngjesit ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar.

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjithashtu arrestohet edhe shtetasi i plagosur A. S., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sekuestrohen disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit :

– F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur :

– A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura