Plagosja e rivalit të Shullazit, kush është bashkautori që u arrestua. Vëllai i tij…

SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Policia e Tiranës ka arrestuar edhe një tjetër autor që ishte në kërkim për plagosjen e dyfishtë, që ndodhi para dy muajsh në zonën e Selitës.

foto ilustruese
foto ilustruese

I arrestuari është Redi Palushi, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që prej datës 16 shkurt, kur mbeti i plagosur Valmend Pelivani dhe shoku i tij, Renato Hoxha. Ndërsa vijon të jetë në kërkim vëllai i Palushit, i cili po ashtu dyshohet të jetë bashkautor në ngjarje.

Dy ditë pas përplasjes me armë, Policia e Tiranës arrestoi Florjan Musajn, 25 vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe njërin nga të plagosurit, Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç. Gjithashtu Policia tha se ishte bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë për ketë ngjarje, F.P., 24 vjeç dhe Redi Palushi, 22 vjeç, që u arrestua dje.

“Këta persona akuzohen për ngjarjen e ndodhur më datë 16 shkurt, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Irfan Tomini’, ku gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon (Valmend Pelivani) dhe Renato Hoxha, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, me një krehër me 2 fishekë”, tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës dy ditë pas plagosjes.

Njëri nga të plagosurit, 27- vjeçari Valmend Pelivani, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Tiranës. Në vitin 2015-të ai u bë protagonist i dy ngjarjeve, në fillim dhe në fund të vitit. Një herë si i dëmtuar dhe më pas si autor i një ngjarjeje, për të cilën edhe u arrestua bashkë me një polic burgjesh.

Në janar të vitit 2015- të, Pelivani mbeti i plagosur në ambientet e një qendre tregtare te Rruga e Kavajës, ngjarje për të cilën u arrestua vëllai i Gilmando Danit, një prej miqve më të afërt të Emiljano Shullazit. Orges Dani dhe dy persona të tjerë u arrestuan më 19 janar të vitit 2015-të, ndërsa Gilmando Dani u shpall në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vetë i dëmtuari, Valmend Pelivani, nuk kallëzoi me emra autorët që e kishin qëlluar, duke pretenduar se nuk i njihte. Më vonë, në dhjetor të po atij viti, Pelivani arrestohet nga Policia e Tiranës, bashkë me një polic burgjesh, pasi u dyshuan se kishin kërcënuar me armë 26-vjeçarin Edison D.

PANORAMA

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.