Plagosja e emigrantit tek “Hoxha Tahsim”, publikohen pamjet e momentit të ngjarjes (VIDEO)

Jul 27, 2015 | 14:24
SHPËRNDAJE

Publikohet video që tregon momentet e plagosjes së ndodhur tre ditë më parë në rrugën “Hoxha Tahsim”, në Tiranë. (Për ta hapur videon, pasi te klikoni te ‘play’, duhet te klikoni edhe te “watch on YouTube”). 

Video e siguruar nga Tv Klan, tregon si është qëlluar 26- vjeçari, Xhevahir Shabani.

Personi me të cilin ai është konfliktuar për një gërvishtje të motoçikletës e ka ndjekur nga pas me vrap, i është afruar tek xhami i pasagjerit dhe pasi bisedoi me të për pak sekonda, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për t’u larguar më pas drejt një rrugice në atë zonë.

Pamjet filmike nuk janë të qarta dhe hetuesit nuk kanë mundur ta identifiojnë autorin përmes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura