VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Vlorë, policia gjen një mjet të djegur në dalje të qytetit dhe një kallashnikov brenda tij

Jan 18, 2020 | 21:07
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës që është vënë në ndjekje të autorëve të atentatit që la dy të plagosur mbrëmjen e sotme, ka gjetur në dalje të qytetit një mjet të djegur dhe një kallshnikov brenda tij.  

policia 1

Mjeti i djegur dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Të plagosur një atentatin e sotëm mbetën Nikollaq Çepaj dhe Roland Çepaj, të afërm mes tyre. Dyshohet se shënjestër e ngjarjes ishte Nikollaqi, i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu.

Para dy vitesh Nikollaq Çepaj kishte plagosur në ambientet e një lokali një 34-vjeçar.

Kallashnikovi i gjetur
Kallashnikovi i gjetur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura