Plagosi rumunin, 6 vjet burg shqiptarit. Media italiane: Kreu i një bande grabitësish, pozonte në FB me kallashnikov

May 26, 2015 | 20:13
SHPËRNDAJE

Drejtësia italiane dënoi me 6 vjet burg shqiptarin 31-vjecar Emanuel Demaj, në akuzë për plagosjen e një rumuni.

Lajmi ne median italiane

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja për të cilën u dënua shqiptari daton në 8 janar të 2013 dhe ndodhi pas një sherri në një lokal, që përfundoi në përdorimin e armës.

Rumuni përfundoi në spital, ndërkohë që pas kësaj rezultoi se dosja e shqiptarit ishte plot me vepra penale.

Ai u etiketua jo vetëm për një seri aktesh kriminale, por edhe sepse në profilin e tij në FB kishte postuar foto me dy kallashnikovë në dorë. Ai rezultonte i arrestuar në Francë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në makinë iu gjetën 2 kg flori dhe bizhuteri.

Në vitin 2011 ai ishte viktimë e një sulmi me armë, nga i cili mbeti i plagosur. Shqiptari sipas medias italiane akuzohet se ishte kreu i një bande grabitësish. Në vitin 2012 kjo bandë kreu së paku tre grabitje, të cilat janë të dokumentuara nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura