Plagosi me thikë Florenc Hoxhën, arrestohet 26-vjeçari

Mar 5, 2015 | 15:24
SHPËRNDAJE

Indrit Deliu, 26-vjecari i cili goditi me thikë kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.

Vendi ku ndodhi plagosja e Hoxhës

Sipas policisë, ngjarja ndodhi ne zonën e Farkës, ne një lokal ne afërsi te banesës se Hoxhës. Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik ka qene duke debatuar me ish-truprojën e tij Indrit Deliut, i cili me pas e ka qëlluar ate me thikë ne trup.

Shkak per konfliktin mendohet se është bere detyra e Hoxhës si kryeinspektor ne Bashkinë e Tiranës.

Deliu, ka qenë i skeduar më parë nga policia si dhe i dënuar nga gjykata. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura