Plagosi me thikë basketbollistin, arrestohet 19-vjeçari

Jul 1, 2016 | 11:29
SHPËRNDAJE

Pas kohësh në kërkim, Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e akuzuar të plagosjes me thikë të Eraldo Kollovit, basketbollisti i njohur i Flamurtarit.

Eraldo Kollovi duke treguar plagen dhe me uniformen e Kombetares
Eraldo Kollovi duke treguar plagen dhe me uniformen e Kombetares

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Rei Kapllanaj, 19 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”- njofton policia.

Ngjarja për të cilën akuzohet 19-vjeçari ka ndodhur më 28.04.2016, në lagjen “15 Tetori” pranë shkollës private “Dijetari”.

I riu ka goditur në trup me mjet prehës  “biçak” 18 vjeçarin, banues në Babicë të Madhe. I riu që rrezikoi seriozisht jetën denoncoi për mosveprim të policisë për rastin në fjalë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura