Plagosi gruan, vrau veten pas rrethimit nga policia, s’donte të dorëzohej

Feb 2, 2016 | 8:31
SHPËRNDAJE

Kryefamiljari që plagosi me armë zjarri bashkëshorten në sy të katër fëmijëve të mitur, i dha fund jetës me të njëjtën armë, ndërkohë që ishte i rrethuar nga policia.

Viktima Mondi Gjoka
Viktima Mondi Gjoka

Sipas dëshmive dhe hetimeve të para mësohet se Mondi Gjoka, banues në Manzë të Durrësit, e vrau veten pas rrethimit nga policia, duke mos pranuar të dorëzohej.

Ndërkohë që gruaja po trokiste në derën e shtëpisë së vjehrrit për ndihmë, 41- vjeçari e ka qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa kunati (vëllai i gruas) u largua me vrap, duke shpëtuar kokën.

Kunati ka transportuar menjëherë drejt spitalit të plagosurën, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Teksa familjarët i kërkonin llogari përse qëlloi mbi bashkëshorten, Mondi Gjoka u largua së bashku me armën.

Vetëm pak minuta më vonë, 41-vjeçari i dha fund jetës, duke u vetëqëlluar me armën e zjarrit, me të cilën qëlloi mbi bashkëshorten. Mësohet se ai nuk ka pranuar të dorëzohej në polici, ndonëse efektivët e rendit bënë të pamundurën për ta bindur të dorëzohej.

Mbrëmjen e së dielës ai tentoi të vriste bashkëshorten e tij 38-vjeçare, duke e plagpsur rënde e më pas ka vrarë veten, duke lënë në mëshirë të fatit katër fëmijët e vegjël, më e madhja 13 vjeçe.

LEONIDHA MUSAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura