Plagosi dy bashkatdhetarë dhe një italian, merr fund arratia e shqiptarit! Tentoi të vetëdigjej, por…

Jun 30, 2022 | 16:03
SHPËRNDAJE

Ka marrë fund arratia e shqiptarit Artur Haxhiu. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në Cesarolo pasi qëlloi dy bashkatdhetarë dhe një italian, të cilët i kishte kolegë pune në Bibione.

arrestim itali

55-vjeçari, i cili ndodhej në një autobus në linjën Portogruaro-Latisana-San Michele al Tagliamento-Bibione, është njohur nga një shtetas, i cili ka kontaktuar menjëherë karabinierët, duke i dhënë të dhëna të vazhdueshme rreth lëvizjeve të tij.

Karabinierët e identifikuan autobusin ku udhëtonte shqiptari dhe ndërhynë për ta arrestuar.

Shqiptari u përpoq të shpëtonte nga duart e policëve italiane, duke nxjerrë një shishe benzine dhe spërkati veten, por nuk ia doli dot.

Ai është vendosur në prangat e karabinierëve dhe është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

Artur Haxhiu

Konflikti mes dy shqiptarëve që rezultoi me 3 të plagosur

Mëngjesin e së hënës Artur Haxhiu ka shkuar i armatosur në banesën e bashkatdhetarit të tij në Via della Vega dhe i ka rënë ziles.

Dy shqiptarët punonin si kopshtarë dhe kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të parave.

Ata kanë nisur të debatojë dhe dy persona të tjetër (një shqiptar dhe një italian) kanë ndërhyrë për t’i ndarë dhe shuar sherrin.

Por Artur Haxhiu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. 35-vjeçari shqiptar u dërgua në gjendje të rëndë në spital me helikopter pasi u qëllua me plumb në fytyrë. Raportohet se ai ndodhet në koma në spitalin Angelo në Mestre.

Gjithashtu u plagos italiani me iniciale AP, 60 vjeç nga Latisana dhe shqiptar tjetër, të cilët u plagosën në krah dhe bark, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura