Ishte për vizitë tek miku i tij në Theth, ‘mister’ plagosja e 45-vjeçarit

Apr 21, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në zonën e Thethit në Shkodër, teksa ka qenë vizitor tek një miku i tij.

thethPolicia e Shkodrës njofton se “me datë 21.04.2016 rreth orës 06:45 njoftohemi se në fshatin Theth Shkodër, është plagosur me armë zjarri ne rrethana ende te paqarta shtetasi me iniciale N.T 45-vjeç, banues në Tiranë”.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ky shtetas ka qënë tek miku i tij shtetasi me iniciale Gj.D.

Në vëndin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura