Plagosja me armë zjarri në Lushnjë/ Policia arreston vëllain e 65-vjeçarit, dyshohet si autor i ngjarjes. Ja detajet (EMRAT)

Sep 24, 2021 | 8:00
SHPËRNDAJE

Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël të Lushnjës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Faik Veliu. 

qell

Policia bën me dije se është identifikuar dhe është arrestuar autori i dyshuar që është Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit.

Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.
Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit. Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes“, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura