Pjeshkët bëhen shkak i shpërthimit të salmonelës në 9 shtete. Ja çfarë i ndodh trupit pas helmimit

Aug 20, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_200820020449-peaches-stock

68 persona nga 9 shtete janë prekur nga shpërthimi i salmonelës (sëmundje me origjinë nga kafshët, që gjen përhapje më të gjerë në stinën e verës, për faktin se mikrobet kanë predispozitë të shumohen më shumë), shkak i së cilës mendohet të jenë bërë disa pjeshkë të prishura, raporton “CNN”.

Sipas “Administratës Amerikane të Ushqimit dhe të Barnave” (FDA), e cila po heton çështjen, pjeshkët e prishura u shitën nën emrin e markës “Wawona” në qese plastike që mbanin deri në 2 kile, në dyqanet “ALDI” në 16 shtete që nga 1 qershori.

“ALDI” i ka dërguar vullnetarisht pjeshkët në këto shtete: Connecticut, Iowa, Illinois, Kentucky, Massachusetts, Michigan, Minnesota, North Dakota, New Hampshire, New York, Ohio, Rhode Island, South Dakota, Vermont, Wisconsin dhe West Virginia.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se pjeshkët mund të jenë burimi i infeksioneve të salmonelës.

Infeksionet u raportuan në Iowa, Maryland, Michigan, Minnesota, New Jersey, New York, Pennsylvania, Virginia dhe Wisconsin.

“FDA” po nxit të gjithë ata që i kanë blerë pjeshkët, siç janë restorantet, shitësit me pakicë dhe konsumatorët, që t’i hedhin.

Njerëzit duhet të pastrojnë dhe dezinfektojnë çdo sipërfaqe ku pjeshkët janë vënë, tha “FDA”.

Helmimi nga salmonela mund të shkaktojë diarre, ethe dhe kriza në stomak, duke filluar që nga gjashtë orë deri në gjashtë ditë pas ekspozimit ndaj baktereve, sipas “CDC” dhe zgjat nga katër deri në shtatë ditë. Fëmijët nën moshën 5 vjeç, njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sistem imuniteti të dobët, ka më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje të rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura