Pjesëmarrja në Europë, ish-kapiteni i Partizanit merr post të rëndësishëm te skuadra shqiptare

Jun 7, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Ish-kapiteni i Partizanit, Ertan Demiri do të jetë menaxher i ekipit të Shkupit. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, e cila ditën e djeshme zyrtarizoi edhe afrimin e Muarem Muarem, do të kërkojnë të japë maksimumin në Ligën e Europës.

Demiri (1)

Përveç grupit të lojtarëve, drejtuesit e klubit shqiptar kanë menduar të përforcojnë edhe stafin drejtues, duke bërë pjesë të skuadrës, Demirin.

Ai kishte një karrierë të pasur futbollistike duke u aktivizuar shumë kohë edhe në Superligën shqiptare me skuadrat si Besa, Vllaznia dhe së fundmi Partizani, pastaj në Europë, Demiri luajti në Belgjikë me skuadrën e Lokeren, ndërsa kishte luajtur një periudhë edhe në Arabinë Saudite, duke mbajtur veshur fanellën e Al Tavon.

demiri 123

Në Maqedoni, ai kishte veshur fanellën e Slloga Jugomagnati, Shkupit, Rabotniçkit, Vardarit, Shkëndijas, Metalurgut dhe Teteksit. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e skuadrës kosovare të Trepça 89, ku ushtronte detyrën e drejtorit sportiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura