Pjesë e organizatës kriminale dhe vrasje me paramendim, OFL i lë 48 orë kohë dy të dënuarve- EMRAT

Oct 30, 2020 | 13:24
SHPËRNDAJE

ofl-pa-syzeOperacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularin e vëtëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve shqiptar të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrje në “Organizata kriminale” dhe “Vjedhje me armë”.

Në lupën e OFL-së kësaj radhe do jene burimet e të ardhurave të Qamil Açka Mifiut banues në Peshkopi dhe Zafir Alushallari, banues në Korçë.

Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thekson OFL.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, shprehet OFL.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura