Pjesë e grupit që kryen vjedhje me vlerë 500 mijë euro në Gjermani, ja çfarë vendosi Gjykata për grabitësin serial që u kap në Kukës

Jan 14, 2020 | 12:31
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme nis gjykimin për “skifterin” Gentian Duraku, si pjesë e grupit të struturuar kriminal që kryen 51 grabitje në Gjermani, vjedhje që kapnin shifrën e 500 mijë eurove.

gentian duraku

Durakut iu pranua gjykimi shkurtuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa nga hetimet rezulton se grupi grabiste pothuajse çdo ditë për rreth 2 muaj.

‘Skifteri’ nga Kukësi u arrestua në korrik të vitit të kaluar në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Autoritetet gjermane kishin informacione, që nga nëntori i vitit 2015 në zonën e Offenburgut, të një grupi kriminal që kishte vjedhur disa banesave në territorin e shtetit gjerman, pjesëtarët të të cilëve ishin shtetas shqiptar.

Gentiani akuzohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja’’, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, kur ka sjellë pasoja të rënda, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në disa prej grabitjeve rezulton se kanë bërë vëtem dëme materiale duke mos marrë asgjë.

Dy “skifterat” pjese e grupit të Durakut janë dënuar në Gjermani, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. Asnjë nga gjermanët viktima të grabitjeve nuk kanë qenë të pranishëm, kurse hetimet e autoriteteve shqiptare janë bazuar tek letërporosia Gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura