Super sfida Barcelona-Bajern mbyllet 3-0, Mesi mposht dy herë Nojerin brenda 3 minutave

May 6, 2015 | 22:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Barcelona fiton 3-0 ndaj Bajernit të Mynihut. Në minutën e 94’ ishte Nejmar i cili trefishoi rezultatin duke i vështirësuar së tepërmi mundësitë për një kualifikim të gjermanëve të martën e ardhshme në ndeshjen e kthimit. 

Leonel Mesi ne ndeshjen Barcelona – Bayren Munih

Dy golat e parë u shënuan nga Mesi i cili dhuroi spektakël në Kamp Nou. Barcelona kaloi në avantazh në minutën e 77’ me anë të Mesit, i cili pas një krosi të marrë nga e majta e tij, mposhti Nojernin me një goditje afër shtyllës. Por Mesi nuk u ndal me kaq, tre minuta më vonë, në minutën e 80’, pas driblimit të Boateng në zonën e rreptësisë, ai mundi të shënojë për herë të dytë. 

***

Pjesa e parë përfunduar në barazim 0 – 0 në super sfidën mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve. Rastet për shënim të golave nuk munguan nga të dyja skuadrat. Nojer arriti të frenojë me sukses Dani Alvesh dhe Suarez, ndërkohë që Levandovki pati rastin më të mirë për të shënuar për gjermanët.

Ndeshja Barcelona – Bajern

Më herët, pak minuta para fillimit të super sfidës mes Barcelonës dhe Bajernit të Mnynihut, janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Mësohet se Guardiola ashtu sikurse pritej, do të luajë me Leëandoëskin në sulm, teksa prapa tij do të jetë Muller, ndërsa Barcelona do të sulmojë me treshen Messi-Suarez-Neymar.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Dani Alves, Pique, Masherano, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Neymar, Messi dhe Suarez;

Bayern Munich: Neuer; Rafinha, Boateng, Benatia, Bernat; Lahm; Xabi Alonso, Thiago, Schëeinsteiger, Muller; Leëandoëski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura