Pjerin Ndreun e ledhatojnë të gjithë, edhe…Koçoja

Feb 7, 2016 | 14:52
SHPËRNDAJE

Nuk i ka ecur mirë me atë punën e rrahjes së kolegut opozitar, Genc Strazimiri, por për të tjerat, Pjerin Ndreu bën mirë të mbajë një hudhër. Në Parlament i ecën aq mirë, sa s’ka.

Sapo del të marrë pak ajër te dera e Parlamentit, teksa brenda mbahet seanca plenare, me vrap e rrethojnë shokët, i flasin, e bëjnë për të qeshur, ia mbajnë lart humorin.

Madje, disa e prekin, e përkëdhelin, ia shprehin dashurinë me ç’të mundin. Edhe superdeputeti i Jugut, Koço Kokëdhima, ka ndaluar gjatë para Pjerinit duke e ledhatuar. Ah, sa u ecën disave!

pjerini2 pjerini1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura