Pistat e vrasjes pa gjurmë të 71 vjeçarit në Prezë. Policia dyshon se mund të jetë…

Aug 4, 2020 | 17:40
SHPËRNDAJE

Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të Tiranës. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt.

abdulla budlla fushe preze

Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Disa persona u shoqëruan për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni.

Policia nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, që mendohet se janë dy, pasi në vendin e vrasjes nuk kishte kamera sigurie.

Grupi hetimor ka sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie, por ende nuk dihet kush është makina nga u qëllua Abdullah Budlla.

71-vjeçari punonte si taksist pa licencë dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe pa konflikte, shkruan Klan.

I moshuari ishte babai i 3 djemve, dy prej të cilëve punojnë jashtë shtetit. Pikërisht ndonjë konflikt që mund të kenë djemtë e tij, mendohet si një nga pistat e vrasjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura