Pirro dhe Sisi, sërish bashkë pas tre vitesh lidhje

Apr 28, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE


Lidhja më e përfolur e para tre viteve, mes kantautorit Pirro Çako me të dashurës 25 vite më të re, Sisi Ujka vazhdon ende. Edhe pse i shohim shumë rrallë të dalin si çift bashkë në rrugët e Tiranës, ata janë fotografuar nga paparaci ynë pak ditë më parë, duke na dëshmuar se lidhja e tyre ka hyrë në fazën e normalitetit dhe qetësisë. E rëndësishme është që duken në formë dhe mirë në praninë e njëri-tjetrit, edhe për faktin se ata bashkëjetojnë në një shtëpi. Edhe pse Sisi ka një jetë profesionale larg artit pasi punon në një ministri, ajo shpesh herë bën këshilltaren e Pirros për klipet e reja që ai publikon. Pas mbylljes së eksperiencës si anëtar jurie i panelit të “Gjeniut të vogël”, Pirro ende nuk ka njoftuar për ndonjë dalje të re si këngëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura