Dhe puna nuk është se ajo i duhet për ta përdorur në jetën e përtejme. Më shumë se në atë botë, piramida i shërben faraonit për sundimin e tij në tokë. Kështu, Keopsi vendosi ngritjen e piramidës më të madhe, puna për ngritjen e së cilës zgjati 20 vjet. Një punë e gjatë, stërmunduese, ku flitet edhe për sabotime… Një histori e njohur kjo për shqiptarët, të cilët ndërtuan për 50 vjet një tjetër piramidë, diktaturën më të egër të Europës Lindore. Një nga romanet më të guximshme të shkrimtarit Ismail Kadare, shkruar në vitet e fundit të diktaturës komuniste, flet tanimë edhe në gjuhën gjermane. Vetëm pak ditë më parë ka dalë në qarkullim romani “Die Pyramide” nga Shtëpia botuese S. Fischer, Frankfurt/Main 2014, përkthyer në gjuhën gjermane nga Joachim Röhm. Pjesa e parë e romanit “Piramida” është shkruar në vitet 1988-1990, në Tiranë. Përpara ikjes në Paris në vjeshtë të vitit 1990, dorëshkrimin e pambaruar autori ua la miqve të tij në Shqipëri. Me ndërrimin e sistemeve, në vitin 1991, dorëshkrimi, me dëshirë të autorit, u botua në trajtën e një novele, në gazetën “Rilindja Demokratike”. Romani u mbarua më pas në Paris, në vitet 1991-1992, për t’u botuar në të njëjtën kohë në shqip dhe në frëngjisht, në Tiranë dhe në Paris. Në Tiranë u botua së pari nga shtëpia botuese “Çabej”. Për këtë roman Kadare është konsideruar “arkeolog i diktaturës, i cili zbërthen hieroglifët e tmerrit, që tiranët e të gjitha ngjyrave u kanë
Përkthimi i këtij libri vjen në të njëjtën kohë me botimin e romanit të parë zyrtar të Ismail Kadaresë, “Mjegullat e Tiranës”, i cili priste në sirtarët e shkrimtarit, i pabotuar, qysh prej vitit 1958. Ky roman i botuar nga shtëpia botuese “Onufri” i shtyn më herët në kohë fillesat e krijimtarisë serioze të shkrimtarit. Tashmë “Mjegullat e Tiranës” gjendet edhe në versionin Kindle, në të gjitha adresat e “amazon”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

Comments are closed.