Piramida 63, pika kufitare e pa monitoruar ku kalohet droga lirisht nga Shqipëria në Greqi (VIDEO)

Feb 23, 2018 | 16:02
SHPËRNDAJE

Piramida 63 është pika kutare që ndan dy shtetet, Shqipërinë me Greqinë. Kuri ndodhet 30 minuta nga fshati Vërvë i Sarandës, dhe rreth 10 minuta nga fshati i parë grek Kotsika.

investigim

Nga një vëzhgim i  gazetarëve të “Qendrës për Gazetari Cilësore” ka rezultuar se kufiri nuk monitorohet nga ushtria dhe qytetarët mund të lëvizin lirisht.

Në këtë mënyrë shtegu për trakantët e drogës dhe për personat me precedent penal është i lirë.

Sipas banorëve deri në vitin 2000 aty kalonin ilegalisht për në Greqi punëtorët sezonalë . Ndërsa para viteve ‘90 ky ku mbrohej rreptësisht nga ushtritë e të dy vendeve. Por kur Shqipëria liberalizoi vizat me BE-në në 2011 ushtritë u tërhoqën nga survejimi. Ndërsa sot pika nuk monitorohet dhe rruga mund të kalohet në këmbë. Banorët shprehen se sot kjo pikë kutare përdoret nga të panjohur për të  kaluar narkotikë në Greqi.

Mediat greke kanë raportuar se gjatë 2017-s, të paktën 9.3 ton kanabis janë ndaluar në pikat kutare me Shqipërinë. Sot banorët dyshojnë se persona me precedent penal e përdorin këtë  shteg për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ministra e Brendshme, e pyetur nga “Qendra për Gazetari Cilësore”  nëse ka qenë Piramida 63 rrugë për kalimin e narkotikëve dhe personave me precedent penalë, është përgjigjur; “Nuk ka asnjë segment të kurit shtetëror me Greqinë apo me shtetet e tjera kutare ku të mos ketë mbikëqyrje dhe  monitorim “. Megjithatë vëzhgimi në terren tregon të kundërtën.rtën. /Qendra për Gazetari Cilësore –Klaudja Karabolli, Denis Tartatri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura