Pioli humb një titullar për derbin, Milani konfirmon dëmtimin e lojtarit

Feb 2, 2023 | 19:23
SHPËRNDAJE

Stefano Pioli duhet të rindërtojë mesfushën për ndeshjen derbi të kampionatit ndaj Interit. Kuqezinjve u duhet medoemos një rezultat në këtë sfidë për të mos u zhytur edhe më shumë në renditje, por do të duhet ta kërkojnë pa një element shumë thelbësor.

tonali benaser

Klubi bëri të ditur se Ismael Benaser, do të mungojë të paktën për një javë nga fushat e lojës, pas shqetësimit muskulor që ka shfaqur së fundmi. Rezonanca magnetike kishte shfaqur një dëmtim të lehtë muskulor në këmbën e majtë për futbollistin i cili duhet lënë pushim në këto ditë.

“Mesfushori do të rikontrollohet në javën e ardhshme”, shkruhej në njoftimin e Milanit, duke i mbyllur kështu derën çdo mundësie për praninë e lojtarit në sfidën e ethshme të kësaj fundjave ndaj rivalëve zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura