Pingpongistët shqiptarë, katër medalje në turneun ndërkombëtar

Jun 8, 2023 | 10:28
SHPËRNDAJE

Përveçse në aktivitetet kombëtare, pingpongistët shqiptarë vijojnë pjesëmarrjen e tyre edhe në garat ndërkombëtare, teksa evenimenti më i fundit është ai i mbajtur në Herceg Novi të Malit të Zi.

351468884_568004492173142_8301923891952751330_n

Një turne ndërkombëtar, në të cilin përveç sportistëve nga Shqipëria konkurruan ekipe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Shqipëria u përfaqësua në turneun “Herceg Novi Open 2023” me lojtarë të skuadrave Tirana, Tirana Top Spin dhe Akademia e Pingpongut Gjikondi, duke regjistruar disa medalje me moshat. Kështu për U-11 Marvi Gjata i Tiranës u shpall kampion, duke bërë të tijën medaljen e arit, ashtu sikurse Albjon Lamaj sërish nga klubi bardheblu për moshat U-13.

Ndërkohë në grupmoshën U-15, spikati Aron Koni i skuadrës Tirana Top Spin, i cili mori medalje argjendi. Ndërsa një tjetër medalje erdhi në kategorinë U-19, teksa Kejdi Kalaja fitoi bronz. Kështu Shqipëria e mbyll me 4 medalje, me pingpongistët e vegjël që regjistrojnë rezultate të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare.

ADADA (1)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura