Ping-pongu i gjyqit të Shkëlzenit ndaj Ballës për shpifje, në pritje të SPAK

Feb 15, 2018 | 17:17
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla u përballën sot në gjykatën e Krimeve të Rënda, pas padise qe ka bere ndaj deputetit socialist, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, per shpifje te kryer boterisht.

shkelzen-berisha-1

Shkelzeni u thirr pak javë më parë nga Gjykata për t’u pyetur për çështjen e famshme të CEZ-it. Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që e dha lajmin se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar e më pas e pranoi edhe vetë ai.

Ndërkohë ai deklaroi në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me privatizimin e OSHEE-së dhe se kishte ngritur një padi ndaj Taulant Ballës.

Por sot Gjykata e Krimeve te Renda shpalli moskompetence per ceshtjen, me argumentimin se akuza “shpifje e kryer boterisht”, eshte kompetence per gjykim tek Gjykata e Tiranes, ndersa deputeti vete gjykohet tek Krimet e Renda.

Gjykatat ruajnë kompetencat e tyre deri ne krijimin e SPAK-ut. SPAK-u sipas Kushtetutes
do gjykoje funksionaret e larte, per korrupsion dhe ceshtje te tjera qe lidhen me deputete, kryetare gjykatash.

Krimet e Renda kane vetem nje liste veprash penale qe gjykojne, kryesisht korrupsionin e funksionareve te larte, krimet brenda familjes, trafikun nderkombetar te droges,
deputetet, pastrim parash etj. Gjykata e Larte argumenton se deri sa te krijohet SPAK-u
ceshtje si të Balles do te duhet te gjykohen tek Krimet e Renda. Por nuk ka asnje ligj qe te  thote qe Krimet e Renda veprojne si SPAK-u deri sa te ngrihet ky organ.

Krimet e Renda nuk e gjykojne dot akuzen e shpifjes, se e ka kompetenve Gjykata e Tiranes, por kjo e fundit nuk gjykon dot Ballen sepse eshte deputet, ndaj ceshtja kaloi edhe nje here ne Gjykate te Larte.

Edhe palet rane dakord me vendimin e Gjykates se Krimeve te Renda dhe pritet ne ditet ne vijim te perballen ne Gjykaten e Larte.

Por ceshtja ishte nje here tek Gjykata e Larte dhe kjo e fundit e dergoi per moskompetence tek Krimet e Renda, ndersa tani po perseritet e njejta histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura