“Pilotët në Europë nuk i nënshtrohen një testi të plotë psikologjikisht”

Mar 27, 2015 | 17:24
SHPËRNDAJE

Pasi hetuesit francezë deklaruan zyrtarisht se avioni me 150 persona në bord është rrëzuar qëllimisht nga ndihmës-piloti Andreas Lubitz, mënyra sesi kontrollohen pilotët është shndërruar tani në qendrën e vëmendjes.

Kompania Lufthansa, partnere e Germanwings, ka thënë se nuk ka pasur më parë asnjë element që të krijonte dyshime se 28-vjeçari ishte i paqendrueshëm mendërisht, raporton BBC. 

Pamje aeroporti

Por mënyra e pashpjegueshme e veprimeve të 28-vjeçarit ka vënë në fokus mënyrën e vlerësimit psikologjik të pilotëve. 

Kreu ekzekutiv i Lufthansa-s, Spohr ka pranuar se në Europë nuk ka një test specifik, e të detyrueshëm psikologjik për pilotët. 

Pamje nga kabina e avionit Germanwings, pak ditë para përplasjes

Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil në Britani të Madhe, tha për BBC shumica e pilotëve në Mbretërinë e Bashkuar i nisin mësimet në një shkollë stërvitore fluturimi. Por kandidatët nuk i nënshtrohen testeve psikologjike. Por thjesht verifikohet aftësia e tyre për të fluturuar.

BBC raporton se në kohën kur piloti siguron një punë në një kompani ajrore, përpara se të fluturojë me pasagjerë i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, ku përfshihet një element i vlerësimit psikologjik.

Andreas Lubitz, 28-vjeçari që shkaktoi rrëzimin e avionit

Në këtë kontroll kandidatët pyeten mbi origjinën e tyre dhe u kërkohet të tregojnë nëse kanë vuajtur nga depresioni apo kanë menduar ndonjëherë vetëvrasjen.

BBC shton se problemi qëndron se kontrollet nuk shkojnë më tej, por mbështeten vetëm tek përgjigjet e kandidatëve.

Në mesin e rasteve të cilat besohet fort të kenë qenë të qëllimshme janë përplasjet: EgyptAir në tetor 1999 dhe një fluturim midis Mozambik-ut dhe Angola-s në nëntor 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura