Piktori Admir Përvathi përuron “A Galeri”, të pranishëm në ceremoni ambasadori Soreca dhe ministri Klosi

Jun 29, 2021 | 14:40
SHPËRNDAJE

 

Piktori Admir Përvathi hapi në Tiranë galerinë e tij private “A GALERI”. Bir i piktorit Pashk Përvathi, Admiri është një ndër emrat më aktivë të arteve pamore, përmes ekspozitash vetjake apo në grup, të hapura në Shqipëri e në vende të ndryshme të Europës.

e3f7dff0-5c3f-4dc8-8b47-05c8fe66187a

Përurimi i kësaj galerie u zhvillua disa ditë më parë, nën praninë e dashamirësve të shumtë të artit, që tanimë kanë një tjetër pikë takimi në kryeqytet. Mes tyre edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi njerëz të artit dhe të medias.

Ndonëse arti i tij i përket ekspresionizmit abstract, veprat e Përvathit kanë gjetur hapësira në shumë ambiente, qofshn ato banesa apo hoteleri etj. “A Galeri” lindi si një nevojë për të ekspozuar krijimtarinë e tij, por nga ana tjetër edhe si një hapësirë, që do t’u shërbejë edhe artistëve të tjerë, në kushtet e mungesës së ambienteve të ekspozimit.

e3f7dff0-5c3f-4dc8-8b47-05c8fe66187a 58fdd82b-a20a-4c1f-9671-1a1f98b99995 040bf56c-a9d3-45ce-bfb3-82f00e0e02ec

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura