Pike ankohet për terrenin: Ky është turp, rrezikuam të dëmtoheshim

SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, ka luajtur ndeshjen e 300-të në kampionatin spanjoll me fanellën e Barcelonës, por duket se vëmendja ka shkuar te terreni i rënduar i stadiumit të Vajadolidit. Në deklaratën e tij pas ndeshjes ai është treguar i ashpër me drejtuesit e La Ligës dhe thotë se në këtë terren futbollistët rrezikojnë të dëmtohen.

Pike

“Këtu nuk flitet për të luajtur futboll mirë apo jo. Këtu u vu në rrezik shëndeti i lojtarëve. Mund të rrezikoheshim sepse ishte një terren skandaloz dhe i turpshëm. Dhe drejtuesit e Ligës spanjolle, përpara se të vendosin që t’i luajmë ndeshjet në Amerikë për të shitur produktin tonë, bëjnë mirë që të shohin në shtëpi dhe të rregullojmë terrenet”, tha Pike.

fusha

Ai e vlerësoi pozitive fitoren dhe ndeshjen e 300-të. “Kjo tregon se kam bërë një punë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. E merituam fitoren, pavarësisht se luajtëm në terren të vështirë”, përfundoi mbrojtësi.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Marrëveshja s'duhet të frikësojë askënd, as korrigjimi i kufijve", ja mesazhi i Thaçit sot nga Austria
Artikulli tjetër"Nuk dua t'ju tremb, jam operuar", Era Istrefi flet nga spitali (video e çuditshme)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.