PIKANTET| Shqipëri-Angli/ Gjimshiti ferr Kejnit, UEFA ultimatum për tifozët! Ulërima nga 2 trajnerët

Mar 29, 2021 | 14:42
SHPËRNDAJE

Shqipëria luajti ndeshjen e parë në shtëpi kundër Anglisë, të vlefshme për edicionin kualifikues drejt “Katar 2022”. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante para dhe gjatë ndeshjes:

Kejn Goli

* Qeveria nuk lejoi prani tifozësh në stadium, mirëpo ultrasit dhe mbështetësit më të zjarrtë të Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, ishin prezent me mesazhin e tyre: “Sytë dhe zemrën te ju”, ishte mesazhi i shkruar në mbështetje të lojtarëve, ndërsa në banderolën e madhe ishin simbolikisht ultrasit me fanellat e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Dedë Gjo Lulit dhe Skënderbeut. Gjithashtu, TKZ kishin vendosur edhe figurën e Adem Jasharit, por UEFA nuk e ka lejuar dhe ndeshja ka nisur pa të.

pjimage

* Ndeshje pa tifozë, por në tribunë kishte rreth 1000 të pranishëm.

* Sapo ka topin Anglia, Reja “ulëret”: “Para, para. Presing shpejt. Dilni para”.

* Gjimshiti “pullë poste” me Kejnin. Sulmuesi del deri në mesfushë për t’i shpëtuar markimit, por mbrojtësi e ndjek në çdo hap.

* Pasi sulmuesi anglez e provon dy herë, Sauthgejt i tërheq vëmendjen: “Herri, qëndro atje. Mos dil nga zona”.

OLSI TUJANI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura