PIKANTET/ Manaj “xixa” me Ismajlin, tifozët ndjekin 2 ndeshje. Ja çfarë nuk u pa në TV

Nov 15, 2019 | 9:38
SHPËRNDAJE

Nga dedikimet te thumbimet, 4 mijë tifozë që “shohin” dy ndeshje, ashtu si edhe Kombëtarja shqiptare me dy “kapitenë” në fushë. 

Tifozet Kuq e Zi

Nervozizëm në disa raste midis lojtarëve tanë, si edhe dy gola të anuluar që nuk sjellin protesta, ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova e kanë të vështirë të “ndahen”. Të gjitha këto, dhe jo vetëm, ishin disa nga pikantet e mbrëmjes së djeshme, të cilat serviren nga “Panorama Sport”.

BILETAT – Ashtu siç pritej, interesimi i tifozëve ishte i pakët dhe numri i tyre shkoi afro 4 mijë. Gjithsesi, si gjithnjë para ndeshjes në sportel nuk munguan radhët. Duke parë që interesimi në orët e fundit ishte i madh dhe për të eliminuar radhët e gjata, biletat nuk u shitën të personalizuara.

THUMBIMI – Dy tifogrupe ishin në stadium, “TKZ” dhe “Ilirjan Elite” që përkrahën gjatë gjithë sfidës kuqezinjtë. “TKZ” ironizuan deklaratën e anëtarit të KE në FSHF, Arben Dervishaj, për shkak të deklaratës së tij për “hallexhinjtë”. Për këtë arsye një banderolë me këtë mbishkrim qëndroi gjatë gjithë ndeshjes, por nuk munguan as ofendimet në kor për Dervishajn.

TKZ

“DY KAPITENË” – Shqipëria pati dy “kapitenë” në sfidën e djeshme: Etrit Berishën në protokoll dhe Ledian Memushajn më fushë. Nuk dihet nëse ka pasur një ngatërresë apo shiriti ka ndërruar krah në momentin e fundit. Në pjesën e dytë u bënë tre “kapitenë”, pasi në fushë hyri Elseid Hysaj.

DUKA – Armand Duka zbret në fushë para startimit të sfidës dhe bisedon me stafin e federatës, sigurisht për mbarëvajtjen e ndeshjes. Mirëpo, dy pjesëtarë të tjerë, djem të rinj që mbanin veshur xhupin me logon e FSHFsë, përfitojnë për të bërë një foto me presidentin.

PËRPLASJA – Në përfundim të pjesës së parë, Manaj me Ismajlin po debatonin me njëri-tjetrin, sigurisht për diçka që nuk ka shkuar gjatë 45 minutave të para. Në këto momente ndërhyn Ramadani, i cili qetëson Manajn dhe e shtyn për t’u larguar drejt dhomave.

 TRAJNERËT – Të dy teknikët, si Reja edhe Alvarez, qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë për t’u dhënë udhëzimet ekipeve të tyre. Edhe pse në pamje të parë mund të dukej një ndeshje pa shumë rëndësi sa u përket pikëve, për trajnerët konsiderohet gjithnjë si një finale.

Reja dhe trajneri i Andorres

KOSOVA – 4 mijë të pranishmit ishin në stadium për të parë Shqipërinë, por sigurisht që një mendje ishte edhe te Kosova. Me të marrë vesh nëpërmjet smartfonëve për golin e “Dardanëve” ndaj Çekisë, nuk munguan ovacionet në “Elbasan Arena”.

VLADIMIR MEMA 

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura