PIKANTET e Roma-Fejnord/ Murinho i dha besën Figos para finales, ja çfarë nuk u pa në TV nga ngjarjet në fushë dhe tribuna

May 26, 2022 | 22:07
SHPËRNDAJE

Finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnorit, kompeticioni më i ri i formuar nga UEFA, pati nderin që të luhej në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”. “Panorama Sport” më poshtë do t’ju paraqesë pikante dhe të veçanta që nuk u panë gjatë transmetimit të ndeshjes, si dhe disa prononcime të shkurtra të yjeve të futbollit botëror dhënë ekskluzivisht për gazetën:

roma-fejnord air albania

* Luis Figo sapo del në tribunën VIP, zbret rrëmbimthi drejt fushës dhe nga tribuna i flet Murinjos: “Zhoze, Zhoze, fitojmë sonte. Jemi gati, apo jo?” Trajneri i Romës i përgjigjet: “Po, Luis, fitojmë. E sigurt!”
06f96f77-b395-4296-990a-528cf9235234* Toti shfaqet për pak sekonda në dalje, pastaj futet menjëherë brenda sapo shikon turmën e gazetarëve dhe të ftuarve VIP që i drejtohen për foto. Plas e qeshura…

Toti

* Italianët shtangen me zhurmën që bëjnë holandezët.

* Gazetarët holandezë pyesin kolegët shqiptarë: “A e kishit parë ndonjëherë një atmosferë të tillë që nga koha kur kanë ardhur Scorpions?” Plas e qeshura… njëri nga ata vazhdon: “Kam qenë atëherë, por ka qenë shumë më ndryshe…”.

* Vinsent Kandela nuk e lëshon Edi Rejën duke bërë muhabet edhe pse duket që trajneri i Shqipërisë e ka pak me nxitim.

* Ish-mesfushori i Romës dhe Italisë, Di Biaxho, duke pritur që të niste ndeshja, për “Panorama Sport” u shpreh: “Është hera e tretë që vij këtu! Deri tani i kam sjellë fat Shqipërisë dhe Italisë së veteranëve… Shpresoj që kësaj here t’i sjell fat Romës”.

* John Dahl Tomason përshëndetet me milanistët që e mbajnë mend dhe që i thërrasin “Forca Milan!” Ndërsa ai ua kthen: “Sot forca Fejnord. Milani e fitoi titullin…”.

Van Persi Tomason

* Plas sherri mes tifozëve holandezë. Një nga sanitaret shqiptare të stadiumit thotë: “Qyqja mi nonë! Do e hedhin ndonjë nga kati i dytë…”. Vë duart në kokë nga situata dhe ikën.

* Murinjo në tension para se të fillojë ndeshja. Ikën, kthehet, prek hundën, shikon nga tribuna… prek hundën vazhdimisht dhe duket i ngrysur.

* Murinjo acarohet me Zalevskin kur e nxjerr blof lojtari i Fejnordit dhe i bërtet sa ka në kokë.

* Në çdo cep të stadiumit shfaqen mjekët e ndihmës së shpejtë.

* Tifozët e Fejnordit nisin të luajnë me banane. Kanë fryrë banane gome dhe ia hedhin njëri-tjetrit pa parë fare ndeshjen.

* Ulet Murinjo në stol i nervozuar me mbrojtësit e vet dhe nxjerr asistentin në këmbë.

* Trajneri i Fejnordit nuk i heq duart nga xhepat për asnjë moment. Shumë më i qetë.

* Murinjo ngrihet prapë në këmbë dhe pyet asistentin: “A ua dhe porositë mbrojtësve?” Ai pohon me kokë.

* Tifozët e Fejnordit thumbojnë italianët me banderolën: “Roma vafanculo”.

WhatsApp Image 2022-05-25 at 7.42.19 PM (1)

* Stadiumi nuk është i mbushur plot. Ka karrige bosh që duken me sy.

* Një tifoz i Fejnordit nga tribuna përballë ndjek anësorin me flamur. Me një flamur të Fejnordit ai vrapon pas anësorit tërë kohën në tribunë. Ka ilaritet derisa stjuardët e ulin në vendin e vet.

* Shfaqet edhe një flamur japonez te tifozët e Romës, por nuk ka asnjë shqiptar.

* Policët holandezë janë të veshur me ngjyrë lejla. Janë meshkuj e femra dhe rrinë të gjithë bashkë në një cep. Tifozët u druhen shumë dhe rrinë urtë para tyre.

* Kur hyn barela për Mkitarianin e dëmtuar, trajneri i Fejnordit i kërkon tërë kohën arbitrit të katërt dhe i bën gjeste me orën: “Llogarit minutat që është shtrirë”.

* Roma në minutat e para nuk po ndërtonte dot një aksion. Murinjo nis t’i japë zemër skuadrës duke e duartrokitur.

* Gjyqtarit anësor i gjuajnë me top në kurriz nga tribuna.

* Murinjo e ka strategji: 5 minuta ai në këmbë, 5 minuta ndihmësi i tij.

* Tifozët e Romës shumë më “të qetë” se ata të Fejnordit, të cilët dëgjohen thuajse gjithnjë.

* Pas golit lojtarët e stolit tentojnë të hyjnë në fushë nga gëzimi, por Murinjo i kthen të gjithë në pankinë duke u bërë me shenjë me duar.

murinjo - air albania

* Te goli i Romës zbulohet një tjetër romanist te fansat e Fejnordit sepse feston, nuk përmbahet dot. Kërcet grushti dhe e nxjerrin jashtë.

* Provokimi i Abrahamit sjell reagimin e ashpër të tifozëve holandezë, që hedhin sende të forta në fushë.

* Zyrtari i UEFA-s merr bananen prej gome, acarohen holandezët. Zyrtari i UEFA-s numëron dhe filmon shishet e hedhura në fushë.

* Në pushim të ndeshjes dhjetëra tifozë vërsulen te tribuna VIP për të bërë foto, por stjuardët bëjnë gardh dhe të ftuarit largohen me shpejtësi, duke hyrë brenda.

  • Çmendet Murinjo te pengimi i Abrahamit. Në fillim i bërtet arbitrit të katërt, pastaj duket sikur i lutet me duart para që ta besojë.

* Bie tempi i ndeshjes dhe me këtë rast fillojnë të relaksohen edhe punonjësit e UEFA-s. Ata nisin të sistemohen afër gazetarëve të shijojnë pak momente nga ndeshja, gjithë drojë se mos u vjen ndonjë shef.

* Murinjo nxjerr Kumbullën në nxehje dhe pas disa minutash e tërheq veçmas duke i dhënë porosi.

* Holandezët e kanë kuptuar fuqinë e zërit të tyre, sapo nis ndonjë këngë nga romanistët, ata fillojnë të brohorasin dhe “mbysin” çdo gjë me koret e tyre.

* Minuta 79. Mançini i “ankohet” Murinjos për shokët: “Thuaju të dalin përpara, jemi shumë të tërhequr”.

* Del topi në fundore, tifozët e Fejnordit refuzojnë ta kthejnë. Stjuardët ndërhyjnë dhe ua marrin. “Nuk del që këtu me top, harroje”, i thotë shefi i stjuardëve tifozit që e ka.

* Abraham ngatërrohet, pasi mendoi se do të zëvendësohet dhe bën të dalë duke përshëndetur tifozët. Zëvendësit e Murinjos i thonë: “Rri aty ku je…”.

* Bie në sy që gati 40 për qind e tifozëve të Fejnordit janë femra. Te Roma, dominim i madh i meshkujve.

* Murinjo krijon kaos. Debaton me arbitrat pas dëmtimit të Abrahamit. Tensionohet situata.

* Hidhen shkopinj në fushë në minutat e fundit, ankohet portieri i Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura