Pikantet e Kastrioti-Skënderbeu / Policët nuk njohin Takajn, Memelli nuk përmbahet: O Berish, mos më rri si arkivol!

Oct 18, 2021 | 23:36
SHPËRNDAJE

Përballja mes Kastriotit dhe Skënderbeut pati disa momente pikante që nuk u panë në TV. Gazeta ” Panorama Sport” sjell te ju ngjarjet më pikante të sfidës të së shtunës.

kastrioti

* Një ndër to ishte edhe ajo që ra në sy, forca policie kishte më pak se zakonisht, kjo për faktin se çdo ndeshje e zhvilluar në Kamzë ka qenë e qetë. Presidenti i Skënderbeut, Takaj, nuk u njoh fillimisht nga uniformat blu, por kjo zgjati vetëm pak, pasi u njoh nga pjesa tjetër e grupit.

* Numri i tifozëve në këtë ndeshje ishte i paktë, kjo për shkak edhe të rezultateve jo të mira që kishte skuadra në katër javët e para. Megjithatë, Bajrami u vu në shënjestër nga tifozët për shkak të gjesteve, ndërsa në fund pati duartrokitje për vendësit.

* Të dy trajnerët udhëzonin skuadrat e tyre në këmbë, madje Ndreu shpesh merr vërejtje për largim nga zona e tij nga arbitri i katërt, por edhe nga kryesori, i cili i kërkon të flasë nga zona teknike.

*Portieri i Skënderbeut gjatë ekzekutimeve të rivënies fundore ka rrëshqitur disa herë pasi ka goditur topin. Me sa duket Rexhepi kishte një problem me takat e këpucëve.

* Diçka e pazakontë ndodhi një moment ku Kastrioti po ushtronte presion në portën e korçarëve, ndërsa Memelli i bën me shenjë Vangjelit që të shtrihet, në mënyrë që të ulet ritmi. Neziri që ishte fare pranë e pa këtë moment dhe shkëmbeu disa fjalë me Memellin.

* Berisha ishte në një ditë “jo” dhe Memelli shpesh i tërhiqte vëmendjen: O Berish, luaj fort mos më rri si arkivol!

* Çela pati disa shqetësime dhe në momentin që do të zëvendësohej mori një të verdhë, Ndreu i kërkon që të jetë më i kujdesshëm, pasi nuk duhet të ndëshkohet për gjëra të tilla

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura