Pikantet e javës/ Tahiri i përhumbur në Kuvend, kujton me nostalgji kohën si ministër?

Sep 9, 2017 | 21:25
SHPËRNDAJE

“Kjo Javë” e Nisida Tufës rikthehet për këtë sezon të ri në ‘News24’ me rubrikën e përjavshme humoristike, nga disa prej momenteve më pikante të jetës politike gjatë kësaj jave.

Mes momenteve gazmore të videos, që i sjell personazhet kryesore të politikës në një këndvështrim tjetër, është edhe fjalimi i Majlinda Bregut në Shkollën Verore Europiane, e cila nxori në pah një detaj interesant. Ish-deputetja e PD-së tha se njeriu që është zënë më shumë në politikë ka qenë pikërisht Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit të Integrimit, aktualisht kreu i ri i grupit të PS-së.

“Tani po ia kaloj fjalën Ballës. Nuk ka pasur njeri në politikë që mund të jem zënë më shumë se sa me Taulant Ballën”, tha Bregu.

Një tjetër moment i patransmetuar në kronikat televizive është edhe një bashkëbisedim i kreut të PR-së, Fatmir Mediut me gazetarët, ky ai tregohet i hapur me median dhe jep ‘lajmin e madh’.

baslla dhe qingji

tahiri dhe rama oopssss

“Jeni i vetmi që jeni takuar me Bashën”, pohuan gazetarët teksa i dilnin para me mikrofona në dorë Mediut, ndërsa ai me humor shtoi se: “Po ky qenka lajmi i madh”. Për më tepër shihni videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura