Pikantet e javës/ FSHF sfilit ekipet, Flamurtari prish rekordin e zi për fitoren

Feb 17, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Për të mos u marrë me detaje të dorës së dytë, që Ilion Lika luan me të njëjtën ngjyrë si ajo e arbitrit të ndeshjes Kridens Meta, kjo ishte një nga ato javë që duhet t’i bëjë klubet të reflektojnë për një element. “Panorama Sport” sjell disa nga ngjarjet pikante të javës. 

kategoria superiore

Së pari, klubet duhet të reflektojnë thellësisht sepse kampionati shqiptar nuk ka pse të sforcohet dhe të ngjishet në këtë lloj pike. Nuk ka pse të luhen ndeshjet në ditën për diell në mesjavë, jo vetëm që duke mos pasur asnjë plan për tifozët, por edhe duke i sfilitur lojtarët. Pse të bëjë një ndërprerje kampionati për më shumë sesa një muaj? Për këtë, mjafton të bësh një llogari: Nga 22 janari deri dje, pa u plotësuar ende një muaj, një pjesë dërrmuese e klubeve kanë zhvilluar shtatë ndeshje bashkë me ato të Kupës. E preku dje edhe Cungu, me të drejtë, por nuk është detyra e tij që të hartojë politikat e kampionatit. Më së pari është e federatës ta bëjë, por edhe e klubeve të cilat kanë interes të drejtpërdrejtë të mbrojnë investimin e tyre. Mbarëvajtje e garës që i detyron klubet që të luajnë në mesjavë, në orare të papërshtatshme, pa llogari dhe aspak në interes të tifozëve dhe politikave për afrimin e tyre në stadiume. Pse është kaq e nevojshme një sforco e tillë e lojtarëve dhe ku është ky interes kaq i madh i njerëzve për t’u servirur ndeshje çdo tri ditë?

bandicam 2020-02-16 17-25-11-143

Së dyti, pati një lloj reflektimi. Ose më shumë sesa i tillë, një lloj minimizimi të protagonizmit të arbitrave këtë javë. Pasi, shmangie gabimesh nuk kishte, mjaft të përmendet mënyra si u menaxhuan situatat në ndeshjen Teuta-Vllaznia.

Së treti, pati një mesatare të kënaqshme dhe të pranueshme tifozësh.

Së katërti, ishte një javë me gola. Katër respektivisht në Laç dhe në Durrës, dy në kryeqytet e në Ballsh dhe një në Gjirokastër.

Së pesti, ka një nervozizëm të shtuar gati edhe të panevojshëm te kryesueset, Kukësi dhe Tirana. Te njëra del presidenti (Halili) dhe thotë se “i djeg barazimi dhe se duhej kujdes të ndërrimet”. Te tjetra del trajneri (Duro), tejet nervoz pas një barazimi.

Së gjashti, skema me dhjetë ekipe dhe katër përballje me secilin rival në garë, e zbeh ndjeshëm dëshirën për të qenë në stadium nga një tifoz. Vërtet dikush mund të kënaqet me faktin se kreu është i palexueshëm dhe ka konkurrencë, por të mos e harrojmë se dy ekipet e zonës së rënies shkëputen që në tetor. Të mos ishte bërë formula e “Play Out”-it, e sugjeruar prej kohësh nga gazeta, sot do të kishim disa skuadra që do luanin pa asnjë lloj interesi për garën, me Luftëtarin dhe Flamurtarin që kanë mbyllur “de facto” llogaritë. Ekipe si Skënderbeu, Vllaznia apo edhe Laçi, për çfarë do luanin me Flamurtarin dhe Luftëtarin praktikisht të rëna që nga tetori?

flamurtrai

Së shtati, Flamurtari merr fitoren e parë pas nëntë muajsh. Rekord europian deri tani, pasi në kampionatet elitare nuk kishte ndodhur që një ekip të priste deri në shkurt për një fitore këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura