Pikante/ Tiranës i boshatisen shkallët, trajneri i Apolonisë bërtet nga brenda stadiumit

Nov 19, 2017 | 21:48
SHPËRNDAJE

Shkallët e stadiumit sa vijnë edhe boshatisen. Nëse dikur “Selman Stërmasi” oshtinte, tashmë situata ka ndryshuar. Sigurisht që koret nuk mungojnë, por janë vetëm për të protestuar. Jo më shumë se 500 tifozë ishin dje, ndërsa duhet thënë që “Fanatics” vazhdojnë të kontestojnë presidentin Refik Halili.

tirana apolonia

– Alvaro Bishaj e ndoqi ndeshjen në tribunë dje. Gabimi në golin e pësuar ndaj Bylisit i ka kushutuar shumë qendërmbrojtësit. Nëse tre titullarë ishin në stol, ai mbeti jashtë 18-shes.

– Apolonia ndryshon formacionin 15 minuta para ndeshjes. Stafi teknik kishte menduar që të aktivizonte Dejan Andonin, por në fund zgjohen që t’i jepnin një fanellë titullari Ervis Trokës.

– Jahmir Hyka në tribunë. Mesfushori i Kombëtares është me pushime në kryeqytet, ndaj dje përfitoi që të ndiqte Tiranën në “Selman Stërmasi”.

tirana apoloniaa

– Ze Maria ishte tejet kërkues dje, të paktën derisa erdhi goli i parë. Dhe këtë e dëshmoi me forcë në të 21-ën, kur “shpërtheu” ndaj Karabecit për një episod që s’i pëlqeu.

– Erjon Hoxhallari ulëret me të madhe pas një dyluftimi dhe nga pankina e Apolonisë reagon Marenglen Kule që i thotë: “Ç’pate”, duke nënkuptuar se nuk ishte asgjë. Dhe mbrojtësi nuk ngurroi që të t’ia dëshmonte me fakte se u dëmtua në bark duke ngritur fanellën.

– Miqtë ishin pa trajnerin në pankinë. Ndriçim Kashami ishte i dënuar me dy ndeshje, ndaj dje e ndoqi atë në ambientet e brendshme të stadiumit. Por kur erdhi goli i dytë shpërtheu: “Thuaj të bëjë faull, lojtar piprash”.

– Numrat në fanellat e fierakëve dukeshin me vështirësi dhe rrjedhimisht identifikimi i lojtarëve ishte vështirë. Numrat tek sidomos, nuk dukeshin fare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura