Pikante Tirana-Tomori/ Kukësi “spiunon” bardheblutë, me penalltitë ka humor ne tribuna

Feb 10, 2018 | 21:51
SHPËRNDAJE

– Shumë pak tifozë në “Selman Stërmasi”. Ndeshjen dje e ndoqën jo më shumë se 500 të pranishëm. Bojkoti i “Tirona Fanatics” vazhdon për shkak të rregullit të kartës së identitetit. Tomori nuk ishte vetëm dje, pasi një numër i vogël ultrasish kishin rezervuar vendin e tyre në stadium për të përkrahur skuadrën e zemrës.

– Aldo Mitraj e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Një dëmtim fatkeq e ka lënë jashtë për Tiranën. Sulmuesi edhe javën e 14-të ka luajtur me gishtin e thyer, ndërsa dje është këshilluar nga mjekët që të mos rrezikojë.

tirana

– Doka, Bardhi, Muçi dhe Abibi e ndoqën takimin nga sektori VIP. I pari ka qenë i dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër mbetën jashtë 18-shes, ndaj dje ishin vetëm si tifozë. – Naim Halili “spiunon” Tiranën. Menaxheri i Kukësit ishte i pranishëm dje në stadium për të parë nga afër kundërshtarin e radhës. Kujtojmë që, të mërkurën, bardheblutë shkojnë në “Zeqir Ymeri” për të luajtur ndeshjen e dytë që “vulos” gjysmëfinalet.

– Tension pas kartonit të kuq. E verdha e dytë e dhënë ndaj Florian Kopaçit nuk është pritur mirë nga beratasit. Jo vetëm sulmuesi, por edhe kapiteni Bitri dhe trajneri Arbri janë futur në fushë për t’i kërkuar llogari kryesorit.

hektor como

– Genc Tomori inspekton fushën. Drejtori i akademisë së Partizanit ishte në tribunë dje. Por më shumë se për të parë ndeshjen, sigurisht që ishte interesi për gjendjen e terrenit, pasi siç dihet të kuqtë luajnë sot në “Selman Stërmasi”.

– Ka humor me penalltitë në tribuna. Nëse vjet kryeqytetasit vuanin aq shumë për të marrë 11- metërsh, madje një ndër shkaqet që solli rënien ishte pikërisht kjo, tashmë i marrin me lehtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura