PIKANTE| Tirana-Dinamo/ Lojë e rëndë dhe tension në fushë. Protagonistë Kale dhe Vangjeli

Sep 25, 2020 | 21:04
SHPËRNDAJE

“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të ndeshjes miqësore Tirana-Dinamo (2-1): 
TIRANA-DINAMO
-Ka qenë një nga ato ndeshje pa tifozë ku është ndier zhurma e përkrahësve. Shkak, tifozët e Dinamos, shumë të zhurmshëm dhe që i kishin munguar “Selman Stërmasit”.

-Rreth 150 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren, në të njëjtën kohë edhe derbin tjetër të kryeqytetit.

-Që në minutën e tretë Najdovski ndërhyn me taka të ngritura ndaj Peres. Shpëton nga kartoni i kuq, por vetëm me një këshillim.

-Hoxhallari lë fushën e lojës pas një shqetësimi në kofshën e dëmtuar. Emanuel Egbo vendos të aktivizojë Tafën. Në fund të ndeshjes ka rezultuar që lojtari ka veçse një dhimbje në kurriz.
VANGJELI
-Gjatë ndeshjes Kristi Vangjeli kapet me Armandon e Dinamos për një ndërhyrje, për pak ka sherr, por është gjyqtari i ndeshjes që qetëson situatën.

-Në minutën e 34-t, Kale ndëshkohet me karton të verdhë, sepse godet me shpullë Fejzajn. I nervozuar edhe Vangjeli që kapet me Kolgegën, pasi loja është shumë e rëndë, por në fund të gjithë qetësohen.
119986753_2691165017806270_6491408470356875264_o (1)
-Në momentin e zëvendësimit të Avdijajt me Torasën, Egbo sqaron Muçin: “Do të jesh sulmues i dytë, por mos mbaj topin. Më kupton?” Sulmuesi konfirmon me dorë.

-Si zakonisht, të dy drejtuesit e skuadrave kanë qenë të pranishëm në tribunën VIP të “Selman Stërmasit”.

-Për t’u shënuar që Gentian Muça nuk është aktivizuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura