PIKANTE/ Tension në tribunën VIP, trajneri Ndreu qëndron 90 minuta në këmbë

Nov 23, 2020 | 23:19
SHPËRNDAJE

Krutanët ishin të parët që arritën në stadium afro 1 orë e gjysmë përpara startit të ndeshjes, ndërsa fierakët mbërritën vetëm 50 minuta përpara nisjes së sfidës. Trafiku dhe ngatërrimi i portës së stadiumit ndikuan në këtë vonesë të fierakëve.

Kastrioti-Apolonia2

– Tek Apolonia u vu re mungesa e presidentit Koço Kokëdhima, por kreu i fierakëve është prekur nga “COVID-19” së bashku me bashkëshorten e tij.

– Tribuna qendrore edhe në këtë ndeshje e kaloi limitin e lejuar, madje pati edhe debate mes tifozëve dhe Policisë Bashkiake, pikërisht për këtë pjesë.

– Edhe pse luanin Kastrioti-Apolonia, sërish kishte interes edhe jashtë stadiumit, ku tifozë ndiqnin ndeshjen nga ballkonet apo tarracat e ndërtesave përreth.

Xhamia stadiumi i Kamzes

– Ndreu qëndroi në këmbë thuajse gjatë gjithë 90- minutëshit, ndërsa shpesh vinte duart në kokë për shpërdorimet e shumta.

Ndreu

-Fierakët e pankinës, kryesisht stafi teknik, në çdo faull apo ndërhyrje në dëm të tyre, ngriheshin të gjithë në protestë duke i kërkuar kryesorit, kur ishte faull: “Jo nuk ishte”, kur pësonin ndonjë ndërhyrje: “Ej o Muske, është faull”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura