PIKANTE| Skënderbeu-Tirana/ Doka përplaset me Egbonë. Halili acarohet dhe ngatërron tribunën. Ja çfarë nuk u pa në TV

Jun 29, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Skënderbeu edhe në ndeshjen ndaj Tiranës ka pasur mbështetjen e tifozëve nga jashtë stadiumit, të cilët për asnjë çast nuk e lanë ekipin vetëm, pavarësisht se në distancë. Nga ana tjetër edhe Tirana ka ardhur e shoqëruar me rreth 30 tifozë në këtë takim, por pjesa më e madhe e tyre ka mbetur jashtë dyerve të stadiumit.
refik halili
-Pikërisht kjo ka sjellë pakënaqësi te presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili në fillimin e pjesës së dytë, tepër i revoltuar, është ankuar edhe te drejtuesit e forcave të rendit. Madje, acarimi i Halilit ka qenë aq i madh për mosfutjen e tifozëve të klubit të tij në stadium, saqë ka ngatërruar tribunën e gazetarëve, duke e ditur se aty ishin ulur tifozë korçarë.
ilir daja1
-Trajneri Ilir Daja sapo është futur në stadium, është thumbuar nga një tifoz i Tiranës i ndodhur në tribunën VIP, por menjëherë është kthyer duke i bërë me shenjë që të heshtë dhe të mos e zgjasë më me batuta pa kripë. Gjithsesi, tifozi ka vijuar duke thumbuar në distancë trajnerin e Skënderbeut, derisa ka marrë edhe një përgjigje ironike nga ana e Takajt.
Dita-goli
-Bruno Dita me shiritin e kapitenit ishte lideri i Skënderbeut në fushë deri në minutat finale. Kapiteni udhëzonte çdo lojtar në kontakt me topin, ai vijonte të orientonte të tijtë edhe në fazën defensive. Madje, Dita reagon edhe ndaj Hamitit për faullet e shumta të padhëna ndaj Skënderbeut.

-Humbja në pjesën e parë dukshëm nuk e la të qetë Halilin që nuk po ndihej mirë. I ulur përkrah Takajt në pjesën e parë, Halili ndryshon vendin gjatë pjesës së dytë, duke zgjedhur të ulet diku më larg presidentit të Skënderbeut, pranë së bijës.
kristi vangjeli tirana

-Kristi Vangjeli, i vënë përballë ish-ekipit të tij në këtë përballje dukshëm ishte në siklet në minutat e para të takimit. Kjo nuk i shpëtoi një tjetër korçari si Tefik Osmani, që me eksperiencën e tij i ka kërkuar shokut të ekipit të qetësohet.

Pollozhani dhe Albi Doka patën një përplasje në minutat e fundit të takimit. Një ofendim i Dokës shkaktoi reagimin e Pollozhanit që i kërkoi menjëherë llogari. Doka u mundua të justifikonte veten duke thënë se nuk e kishte me të.

Sërish Doka protagonist, këtë herë në një përplasje me kapitenin Dita që reagon ndaj një ofendimi të tiranasit. Përplasje që është në kufij të agresives, ku në fund të ndeshjes nuk mungojnë as të shtyrat. Egbo mundohet të qetësojë Dokën, por fjalori i tij degjeneron në sharje ndaj trajnerit. “S’më do k… të ndaloj, e di se ç’bëj!” Në fund të takimit Elezi është ai që shkon t’i kërkojë llogari Hamitit, por është Ilir Daja që në distancë i tërheq vëmendje. “Elez, hajde Elez!”, ishte thirrja e Dajës që ndaloi protestat e Elezit.

TIRANA NDESHJA

Ngo feston golin e parë duke marrë topin, duke e vënë te pika e mesit të fushës dhe duke u ulur në gjunjë dhe ngre grushtin lart. Një festim kundër racizmit.

Në momentin e transferimit të skuadrës bardheblu nga hoteli në stadium, tifozët e Tiranës i kishin bërë një surprizë skuadrës. Nga para hotelit brenda në Korçë i kanë përcjellë në stadium me festë, këngë, flamuj e flakadanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura