PIKANTE KUKËSI-LAÇI/ Cungu tërbohet me të tijtë. Hyrja falas, por në stadium vetëm… 100 vetë

Aug 20, 2018 | 23:45
SHPËRNDAJE

Që nuk do të kishte tifozë, ishte një gjë që pritej të ndodhte, pasi u pa edhe para tri ditësh në Europë. Mirëpo, numri i tyre ishte tkurrur shumë, duke mos e kaluar numrin 100, edhe pse hyrja ishte falas. Problem jo i vogël pritet të jetë për Kukësin e këtij sezoni një stadium bosh.

cunguu

PRESIDENTËT – Në tribunën VIP të “Elbasan Arena”-s nuk munguan presidentët e të dyja ekipeve, Safet Gjici i Kukësit dhe Pashk Laska i Laçit, të cilët qëndruan larg njëri-tjetrit dhe evituan dhënien e duarve. Gjatë gjithë ndeshjes u panë të qetë, edhe në rastin e dy golave të shënuar.

CUNGU – Tekniku shkodran i Kukësit, Armando Cungu, ka qenë shumë i irrituar disa momente me lojtarët e tij, kryesisht me Musollin, i cili gaboi në dy raste. Edhe me Malokun u irritua disi, pasi nuk po bënte atë që po i kërkonte trajneri, ndërkohë që dy sulmuesve, Rexhinaldo dhe Harba, nuk ngurroi t’ua japë udhëzimet në anglisht.

MËRGJYSHI – Edhe tekniku i kurbinasve, Artan Mërgjyshi, qëndroi në këmbë pothuajse gjatë gjithë kohës dhe u kërkonte lojtarëve të tij që të ushtronin sa më shumë presion mbi kundërshtarin. Në disa raste u tërhoqi vëmendjen lojtarëve të tij në fushë, për shkak se nuk po zbatonin ashtu si duhet detyrat.

FRASHËRI – Portieri i Kukësit, Stivi Frashëri, rikthehet me skuadrën, edhe pse nuk luajti për asnjë minutë. Gardiani ishte në stolin e rezervave me pjesën tjetër të skuadrës, ndërkohë që nuk ngurroi të bënte nxehmje me lojtarët e stolit.

PROTOKOLLI – Nuk e kanë marrë shumë seriozisht plotësimin e protokollit për ndeshjen e djeshme, teksa në formacion mungonte emri i Harbës dhe në vend të tij ishte i Ethemit. Jo vetëm kaq, por emri i asistentit Emigers Ganxhi nuk ishte shënuar fare dhe në vend të tij ishte ai i Laver Allës, i cili ishte gjyqtar i katërt ditën e djeshme.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura