PIKANTE/ Ja çfarë duhet të dini për Tiranën e 2018-2019-ës

Aug 18, 2018 | 12:41
SHPËRNDAJE

Tirana kthehet në Superiore. Një fjali, e cila deri para dy sezonesh nuk mund të konceptohej. Gjithsesi, Tirana mbetet skuadra e rekordeve. Të veçantat e këtij ekipi jo vetëm janë unike, por gjithmonë përbëjnë lajm për bardheblutë. Më poshtë janë pikantet që duhet të dini për sezonin 2018-2019.

tirana

-Për ata që nuk e dinë, Tirana kthehet në Kategorinë Superiore, pas një viti “burg” në Kategorinë e Parë, ndërkohë që skuadra bardheblu nuk e fiton titullin prej sezonit 2008-2009, pra prej nëntë sezonesh.

-448 ditë ka qëndruar larg Superiores skuadra bardheblu, e cila menjëherë la pas Kategorinë e Parë. -Gjatë qenësisë në Kategorinë e Parë, Tirana ia doli të fitonte tre trofe, Kupën e Shqipërisë, katër ditë pasi kishte rënë një Kategori më poshtë dhe Superkupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, para fillimit të sezonit e shkuar, si dhe Kupën e Kategorisë së Parë.

-Si zakonisht, vitet e fundit Tirana është një ekip, i cili afron shumë të huaj. Mes stafit dhe futbollistëve janë 10 të huaj në ekip, ndërkohë që Emanuel Egbo nuk llogaritet te të huajt, pasi është shtetas shqiptar.

tirana

-Erando Karabeci është lojtari, i cili ka më shumë sezone te bardheblutë, plot 10 të tillë me fanellën e Tiranës.

-Erjon Hoxhallari është futbollisti më i vlerësuar në merkato me 375 mijë euro, ndërsa vlera totale e skuadrës shkon rreth 5 milionë euro.

-Takimi mes Tiranës dhe Kamzës do të jetë i pesti mes këtyre dy skuadrave. Në katër përballjet e tjera, tri ndeshje i ka fituar Tirana dhe njëra është ndarë në barazim.

-1653 ditë ka Tirana pa fituar një derb ndaj Partizanit. Një sfidë, e cila duhet të fitohet me doemos nga bardheblutë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura