Pijet me sheqer, shkak për humbjen e kujtesës

May 9, 2018 | 10:01
SHPËRNDAJE

Pijet me sheqer nuk janë të dëmshme vetëm për dhëmbët dhe obezitetin, por edhe për kujtesën, sipas studimeve të reja australiane. Studiues të Universitetit të Sidneit kanë bërë një eksperiment me minj, të cilëve u është dhënë pa kufi ujë i ëmbël për tetë javë, për të testuar aftësitë e tyre të kujtesës.

Në përfundim, u testua aftësia e tyre për të kujtuar vendndodhjen e gjërave në kafazet e tyre dhe ata nuk mundën. Një rezultat të tillë, studiuesit e lidhin me studimet te njerëzit, që lidhin Alzheimer me konsumin e sheqerit.pije-te-gazuara

“Ne kemi të dhëna, në të cilin funksioni i kujtesës është dëmtuar kur ata janë ushqyer me shumë sheqer. Ne kemi vërejtur në rastin e minjve, se ata vazhdojnë të bredhin nëpër kafaz pa mbajtur mend gjërat ku ishin 10 minuta më parë. U deshën shtatë javë me ujë pa sheqer, për të kompensuar kujtesën, por disa prej tyre nuk janë kthyer më në gjendjen normale”, thotë menaxheri i kërkimeve, Kieron Rooney nga fakulteti i Universitetit të Shkencave të Shëndetit.

Eksperimenti tregon gjithashtu se ekziston aftësia për të rikujtuar, sidomos për femrat, por kjo varet nga kohëzgjatja e periudhës së konsumimit të sheqerit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura