“Pija lëngun vetingut”, ish-ministri zbulon sekretet: Shefi i policisë që u emërua sot përgjoi ambasadorë e gazetarë

Apr 19, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshem, Flamur Noka, aktualisht deputet i PD-se, ka leshuar akuza te forta ne ndaj ministrit te Brendshem, Xhafaj, lidhur me emerimin me te fundit ne krye te policise se Beratit.

Flamur Noka

Sipas tij, Artion Duka ish shefi i operacionales, pasi perdori pajisjen e famshme IMSI Catcher per te pergjuar gazetar, politikane, analiste e ambasadore, sot u emrua drejtor i policise qarkut te Beratit.

Postimi i Flamur Nokes

Fatmir??? Merre ligjin e vettingut ne polici, zieje dhe pija lengun. Nje gote nga ky çaji jepja dhe Rames. Artion Duka ish shefi i operacionales qe eshte ne hetim pasi mori ne dorezim,administroi dhe perdori paligjshmerisht pajisjen e famshme IMSI Catcher per te pergjuar gazetar, politikane, analiste e ambasadore, sot u emrua drejtor i policise qarkut Berat. Te na rroje vettingu ne polici ! Bravo çuna !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura