Philip Morris International emëron Jacek Olczak Drejtor Ekzekutiv

May 6, 2021 | 14:54
SHPËRNDAJE

morris

Tiranë- 6 Maj 2021- Philip Morris International Inc. (PMI) (NYSE: PM) ka kënaqësinë të njoftojë se Jacek Olczak u emërua CEO pas Takimit Vjetor të Aksionerëve të kompanisë sot. Zoti Olczak, më së fundmi Drejtuesi i Operacioneve të kompanisë (COO), gjithashtu u zgjodh për të qenë pjesë e bordit drejtues.

André Calantzopoulos, i cili ishte drejtor ekzekutiv (CEO) i PMI që prej 2013, u emërua Kryetar Ekzekutiv i Bordit para takimit. Z. Lucio Noto u tërhoq nga roli i tij si drejtues i përkohshëm i Bordit dhe u rizgjodh për të qenë pjesë e bordit drejtues.

Emërimet pasojnë njoftimin për ndryshimin e drejtimit së PMI në dhjetor të 2020-ës.

Duke pranuar emërimin e tij si CEO, z. Olczak theksoi angazhimin e tij për të përshpejtuar transformimin pa tym të PMI, të njoftuar në vitin 2016. Kompania është përqendruar në zhvillimin, studimin shkencor dhe komercializimin me përgjegjësi të produkteve pa tym që janë më pak të dëmshme se pirja e duhanit, me qëllim të zëvendësimit të cigareve sa më shpejt të jetë e mundur.

  1. Olczak u shpreh: “Ndihem i përulur dhe entuziast që do të jem në drejtim të PMI, teksa përshpejtojmë transformimin tonë në një kompani pa tym. PMI është një lider i industrisë sa i takon inovacionit shkencor dhe ambicia jonë është që më shumë se gjysma e të ardhurave tona në 2025-ën të vijnë nga produktet pa tym. Portofoli ynë në zgjerim do të udhëheqë të ardhmen tonë afatgjatë. Do të mbështetemi në kërkimin dhe ekspertizën tonë shkencore, duke përdorur aftësitë dhe imagjinatën tonë të përbashkët për të sjellë inovacion përtej portofolit tonë ekzistues dhe për të eksploruar fusha të reja të zhvillimit të biznesit.
  2. Olczak, 56 vjeç, e filloi karrierën e tij pranë PMI në 1993-shin. Ai e nisi në financë dhe me pozicione drejtuese në të gjithë Evropën, duke përfshirë atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Tregtisë së PMI në Poloni dhe Gjermani apo atë të Presidentit të Rajonit të Bashkimit Evropian, përpara se të emërohej Drejtor i Përgjithshëm i Financës në 2012. Qëndroi në këtë pozicion deri në 2018-ën, kur u emërua Drejtor i Operacioneve të PMI. Ai ka diplomë master në ekonomi nga Universiteti i Lodz-it, Poloni.
  3. Olczak ka qenë një nxitës i rëndësishëm i transformimit pa tym të PMI, i cili fillimisht u komercializua me prezantimin e IQOS në Nagoya, Japoni, në 2014-ën. Nën mbikëqyrjen e tij si COO, PMI rriti pjesën e të ardhurave neto që rrjedhin nga produkte pa tym deri në 28 përqind në tremujorin e parë të vitit 2021. Më tej, kompania rriti mbulimin gjeografik të produkteve pa tym nga zero në 66 tregje në qytete kyçe ose në të gjithë vendin deri në 31 Mars të 2021-shit. Z. Olczak drejtoi gjithashtu transformimin e PMI, që u zhvillua me sukses nga një kompani business-to-business në një kompani që ndërvepron gjithmonë e më shumë me konsumatorin.

Ish- CEO i PMI,  Z. Calantzopoulos tha: “Jacek është zgjedhja ideale për të përcjellë vizionin pa tym të PMI në rolin e tij të ri si CEO. Pasioni i tij për kompaninë dhe punonjësit tanë përforcon dëshirën e tij për rezultate, ashtu si njohuritë e tij të thella për produktet, sistemet, vlerat dhe investitorët tanë. Unë besoj se ai është lideri ideal për të siguruar rritjen e vazhdueshme të biznesit tonë dhe vlerës së aksioneve. Unë pres që të vazhdoj të punoj me të në pozicionin tim të ri si Kryetar Ekzekutiv i Bordit.”

Menaxheri i Përgjithshëm i Philip Morris Shqipëri, Lorent Gordi, tha: “Jacek ka drejtuar transformimin pa tym të PMI ndërkombëtarisht, dhe aftësitë dhe ekspertiza e tij paralajmërojnë një kapitull të ri emocionues për PMI. Nën udhëheqjen e tij ne lançuam produkte pa duhan në Shqipëri dhe shpresojmë të bëjmë më shumë njerëz të vetëdijshëm për alternativa më të mira ndaj pirjes së duhanit. ”

Philip Morris International: Një e ardhme pa tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq transformimin në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe në fund, të zëvendësojë cigaret me produktet pa tym në të mirë të të rriturve që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, shoqërisë, kompanisë dhe aksionerëve të saj. PMI është një kompani lidere ndërkombëtare në industrinë e duhanit, që merret me prodhimin dhe shitjen e cigareve, si dhe produkteve pa tym, pajisjeve elektronike dhe aksesorëve të tyre, dhe produkte të tjerë me nikotinë në tregjet jashtë SHBA.

Përveç kësaj, PMI dërgon versione të pajisjes së Platformës 1 IQOS për Altria Group, Inc. për shitje të liçensuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku këto produkte kanë marrë autorizim tregtimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sipas rregullores së PMTA. FDA ka autorizuar gjithashtu tregtimin e një versioni të IQOS dhe produkteve të tij të konsumit si një Produkt Duhani me Risk të Modifikuar (MRTP), me motivacionin se renditja e tyre si produkte me ekspozim të modifikuar është e përshtatshme për të promovuar shëndetin publik.

PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re produktesh pa tym të cilat, edhe pse jo pa risk, janë një zgjidhje shumë më e mire sesa vazhdimi i pirjes së cigares.  Përmes zhvillimit multidisilplinar të produktit, novacionit dhe studimit shkencor, PMI kërkon të sigurohet që produktet pa tym të përmbushin preferencat e konsumatorëve të rritur dhe njëherësh, kërkesat rigoroze të legjislacionit. Portofoli i produktit pa tym të PMI përfshin produkte me ngrohje dhe me avull që përmbajnë nikotinë, të cilat nuk digjen.

Që nga 31 marsi i 2021-shit, produktet pa tym të PMI janë në shitje në 66 tregje, në qytetet kryesore ose në të gjithë vendin, dhe PMI vlerëson se afërsisht 14 milionë të rritur në të gjithë botën tashmë kanë kaluar në IQOS dhe kanë ndaluar së piri cigare. Për më shumë informacion, vizitoni www.pmi.com  dhe www.pmiscience.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura