Pezullohet shefi i hetimit të krimit në Korçë, ja arsyeja e fortë

Jan 20, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Me urdher te posacem eshte pezullyar nga detyra Edmon Çela, shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracionit në Korçë.

Policia-korce-640x340

Vendimi i marre nga SHÇBA vjen pas kapjes se sasise prej 2 kg heroine gjatë ditës së djeshme në një autobus të linjës Shqipëri-Greqi. Autobus ku dyshohet se vete shefi Çela eshte ortak.

Autobusi me targë AA 390 NY mësohet se është nisur mëngjesin e së premtes nga Tirana. Pasi ka bërë ndalesë në Korçë, është nisur për në destinacionin final kryeqytetin e Greqisë, Athinën.

Në momentin që autobusi ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës, Policia shqiptare, edhe pse ka pasur dyshime se në autobus mund të fshihej drogë, nuk ka qenë në gjendje të zbulojë vendin se ku fshihej. Edhe pse Policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për rastin, dyshohet se autobusi ka kaluar procesin e skanimit nga pala jonë dhe nuk është konstatuar drogë.

Pasi ka kaluar për kontroll, në palën greke është bërë dhe zbulimi i sasisë së drogës, e cila kishte qenë e fshehur në pjesën e derës së autobusit. Sipas të dhënave, ka qenë skanimi në anën greke, që ka konstatuar drogën e fshehur në pjesën e derës së autobusit, gjë e cila vë në pikëpyetje kontrollin e ushtruar nga pala shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura