Pezullohet policja, transportonte speca me makinën e punës

Sep 5, 2015 | 15:07
SHPËRNDAJE

Me vendim të Zëvendës Komandantit Rajonal të Policisë së rajonit të Gjilanit është pezulluar për 48 orë policja, e cila kishte keqpërdorur veturën zyrtarë për të kryer disa blerje, më saktësisht speca, në Komunën e Vitisë

specaZëdhënësi i Policisë për Gjilan, Ismet Hashani, tha për Express se pas raportimit në mediat elektronike dhe në portalin tonë është shqiptuar masa e pezullimit  për 48 orë zyrtarit policor për keqpërdorim.

“Pas raportimit për keqpërdorimin e veturës zyrtarë kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë e cila është nga Statcioni Policior i Kllokotit”, ka thënë Hashani për Express.

Dje ajo është fotografuar duke futur në veturën e policisë speca. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura