Pezullimi nga detyra i 4 efektivëve dhe dy shefave të Policisë, zbulohen detajet nga hetimet! U lejua të lëvizë jashtë orarit përfaqësuesi i komunitetit fetar sepse…

Oct 21, 2021 | 14:19
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” zbardh dy rastet në të cilat dy drejtuesh mjetesh janë konstatuar në shkelje administrative, që kanë çuar më pas në pezullimin nga detyra të 6 punonjësve të policisë së Korçës. Mes të pezulluarve janë edhe shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj si dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli.

policiakorce

Pezullimi dje u krye pasi Prokuroria e Tiranës ka hetuar shefat për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” ndërsa “shpërdorim detyre” për katër punonjësit e tjerë efektivë të qarkullimit.

Burimet i thanë Panorama.al se në një rast, një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje.

Por autorizimi nuk është verifikuar dot nga efektivët për shkak të ngarkesës në sistemin e-Albania.

Drejtuesi i mjetit ka kërkuar që ta sqarojë situatën tek Shefi i Komisariatit Krenar Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

Ndërkohë në rastin e dytë, një drejtues mjeti është konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim dhe ka marrë një masë administrative (gjobë), por hetimet thonë se është e paqartë situata se për se është ngritur akuzë ndaj efektivëve dhe shefave për këtë rast.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura