Pezullimi i fluturimeve/ Rama akuzon sërish Presidentin Meta: Lëshoi gurin e tij “Leshkon”! Bllokuan ardhjen e vaksinave, por…

Apr 7, 2021 | 16:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, nga Tepelena, ku është duke mbajtur takimin e radhës elektoral ka komentuar protestën e zhvilluar në aeroportin e “Nënë Tereza” nga punonjësit e “Albcontrol.

Rama tha se në këtë protestë ka dorë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta ka hedhur gurin, një gur që quhet Leshko”, tha Rama, duke iu referuar këtu drejtorit të Albcontrol.

Rama: Është marrë peng aktiviteti i aeroportit Nënë Tereza nga një grup i nxitur drejtpërdrejtë nga Meta dhe Berisha. Berisha prej ditësh ka dalë hapur duke e nxitur këtë akt ndërkohë që Meta ka hedhur gurin, një gur që quhet Leshko. Nuk është simbolike, por reale dhe që pasi ka fshehur dorën edhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashje që të kuptohet se është pjesë. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton si dhe pse Meta dhe Berisha janë në këtë akt nxitës të drejtpërdrejtë në vazhdën e një përpjekje të dëshpëruar për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të rrezuar edhe shtetin po qe nevoja dhe me këtë rast kanë menduar të vrasin disa zogj me një gur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura